Vrasja në Gjirokastër, autori: Dyshoja se më kishte marrë pelën

Vrasja në Gjirokastër, autori: Dyshoja se më…

Humbja e një pele, ka qenë shkak për vrasjen Andrea Xhavaras, nga 60-vjeçari Janaq Koleta, ngjarje kjo e ndodhur një natë më parë. Ka qenë dëshmia e këtij të fundit që ka zbardhur të gjithë ngjarjen, ku para uniformave blu ai ka pranuar fajin. “Meritoj të kaloj vitet e mbetura në burg”, mësohet të ketë thënë 60-vjeçari në dëshminë e tij në Komisariat.

Sherri nisi gjatë orëve të pasdites së djeshme, ku agresori dyshonte se viktima i kishte marrë pelën, pavarësisht të insistimin nga ana e këtij të fundit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Debati ka agravuar, ku Koleta e ka qëlluar me shkop në këmbë  dhe në tentativë për t’u larguar, Xhavara është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në një shtyllë druri, duke marrë dëme të shumta në kokë.

Nuk kam dashur ta vras, por veç ta tremb për atë që unë dyshoj se kishte marrë pelën time. E kam qëlluar nga këmbët me një shkop disa herë ne ecje dhe më pas ai u rrëzua tek një shtyllë druri pranë një gardhi ku është dëmtuar në kokë.

Hemoragjia ka qenë shumë e madhe dhe e pashë teksa po i dilte shumë gjak. I gjendur në këto kushte jam larguar nën panik nga ajo që bëra dhe nuk dija ku më çonin këmbët. Nuk e kam qëlluar për ta vrarë, por vetëm për ta trembur.  Meritoj të dënohem dhe vitet e mia të mbetura t’i kaloj në burg, e meritoj për këtë krim që kam bërë”, mësohet të ketë thënë Koleta.

Fillimisht ngjarja u raportua se kishte ndodhur për çështje pronësie. Autori pritet të dalë në gjyq ditën e nesërme për të mësuar masën e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur mbrëmjen e datës 17.06.2020, në fshatin Labovë e Zhapës, ku humbi jetën 60-vjeçari A. Xh.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. Xh.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Labovë e Zhapës, ku pas një konflikti mes dy shtetasve humbi jetën shtetasi A. Xh., 60 vjeç, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit në kohë reale, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. K., për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE: 

Vra.sja në Gjirokastër, kapet autori

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit