Vrasja në Greqi/ Shqiptari doli nga kafeneja të qetësonte gjakrat mes bandave, por si ‘këmbim’ mori plumbin

Vrasja në Greqi/ Shqiptari doli nga kafeneja…

Pëllumb Islami i kishte kërkuar të qetësoheshin, por kur panë që ata nxorrën armët u largua, por nuk ia doli të mbijetonte.

Shtatë shqiptarët e përfshirë në sherrin jashtë një lokali në Nea Joni dhe ku si pasojë mbeti i vdekur nga një plumb qorr një 39-vjeçar po shqiptar, fshihen në Greqi. 

Sipas informacioneve, grupi pas të shtënave në kafenenë e rrugës Kastamonis, është arratisur me xhipin luksoz dhe një mjet tjetër dhe janë ende në kërkim. Të gjithë kanë qenë në Greqi muajt e fundit dhe që nga mesnata e së martës, askush nuk ka tentuar të kthehet në Shqipëri apo të arratiset në një vend tjetër.

Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të cilët konsiderohen si të dyshuarit kryesorë për vrasjen e 39-vjeçarit me profesion hidraulik, Pëllumb Islami. Të dhënat e tyre tashmë janë të njohura për autoritetet pasi ndaj tyre ka një dosje për shumë çështje penale dhe arrestimi i autorëve është çështje ditësh. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë që po trajtojnë rastin, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë së kafenesë në Nea Joni, kanë në duar edhe gjurmët e gishtave të shtatë shqiptarëve dhe po vijojnë për identifikimin e të dhënave të tyre. 

Po ashtu bëhet e ditur se shtatë shqiptarët janë trajnuar si truproje dhe fshihen pas rrjeteve të mëdha të trafikut të drogës, prostitucionit dhe mbrojtjes së klubeve të natës.

Në të njëjtën kohë, nusja e vëllait të 39-vjeçares përshkruan në protothema.gr minutat e fundit dramatike që i riu shqiptar përjetoi.

“Ajo që zbuluam ishte se ai doli jashtë për të shpëtuar sapo pa të shtënat dhe aty e goditi. Ai ndoshta e kuptoi se çfarë ndodhi dhe vrapoi të largohej, por nuk ia doli. Më herët fliste me kamarieret dhe i pyeste se kush ishin sepse nuk i njihte. Kur e pa zënkën e tyre, bërtiti ‘qetësohuni djema, qetësohuni’. 

Ai nuk njihte asnjë prej tyre. Nuk kishte lidhje me ta. Dyqani nuk ishte as streha e tij. Nuk e di nëse ndonjëherë shkonte për të parë ndeshje si të martën. Ishte një djalë punëtor dhe i qetë ”, thekson ajo, të cilët bashkë me vëllezërit e motrat e 39-vjeçarit po përgatiten ta shoqërojnë nesër në banesën e fundit, në Shqipëri. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit