Vrasja në ish-bllok/ Tha se nuk kishte armë me vete, Ervin Mata akuzohet për kallëzim të rremë

Vrasja në ish-bllok/ Tha se nuk kishte…

Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale për Ervin Matën. Ky i fundit do të akuzohet për kallëzim të rremë pas dëshmisë që dha në muajin mars. Mata është shprehur se nuk ka pasur armë e se nuk kishte lidhje me ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës. Ishte vetë Mata ai i cili kërkoi që të jepte dëshminë e tij që sipas prokurorisë është e rremë.

Ndërkohë për të njëjtën akuzë do të gjykohen edhe miqtë e tij Ajax Boshnjaku, Geldo Hoti, Redi Popesku dhe Fabio Allushi.

Ish- i fejuari i këngëtares shqiptare Elvana Gjata, iishte shpallur në kërkim nga policia prej 5 muajsh. Tashmë ai po hetohet për për përfshirjen në vrasjen në zonën e ish-Bllokut ku si pasojë e një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ervin Mata u dorëzua në Polici më 2 mars dhe u lirua më 4 mars.

Ngjarja e 4 tetorit 2018

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljo Hato. Ky i fundit u arrestua nga policia, por iu ndryshua masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, në sajë të një garancie pasurore prej rreth 1 milionë lekësh, për tu hetuar në gjendje të lire për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Njëri nga plumbat e preku Haton në shtyllë kurrizore dhe sipas raportit mjeko-ligjor nuk mund të qëndrojë në qeli pasi ka mbetur pothuajse i paralizuar.

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua vetëm disa ditë pas ngjarjes, kurse Fabjol Alushi u arrestua nga policia dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë në kërkim nga policia është ende ish-komandoja Merviol Bilo, i cili akuzohet të ketë qëlluar për vdekje Gaxhën,

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit