Vrasja në Kamëz| Megjithëse i plagosur, Kariçi lëvizi 100 metra

Vrasja në Kamëz| Megjithëse i plagosur, Kariçi…

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dibranit Can Kariçi. Para se të ndërronte jetë nga breshëria e plumbave që u derdhën mbi të nga persona ende të paidentifikuar, Kariçi lëvizi i plagosur me makinë për gati 100 metra. Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën se si u ekzekutua 30 vjeçari me origjinë nga Dibra e banues në Kamëz.

Sapo doli nga lokali, 30 vjeçari hipi në makinën Golf me targa gjermane dhe menjëherë sapo ndezi makinën u qëllua me breshëri kallashnikovi. Nga vendi ku autorët hapën zjarr, kamerat kanë fiksuar se për gati 100 metra, Kariçi ka lëvizur me makinë i plagosur.

Ai ndërroi jetë teksa ndodhej në makinë, trupi i të cilit u diktua nga kalimtarët e zonës. Hetimet kanë zbuluar se ai i ishte drejtuar zonës së Institutit, aty ku e priste një tjetër vajzë për takim. Kjo e fundit kishte shkuar në këtë zonë me taksi dhe me mesazhe i kishte treguar Kariçit vendin se ku po e priste. Policia mundi të identifikojë vajzën. Ajo u mor në pyetje duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni për problemet e të riut.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e tabulateve telefonike për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit