Vrasja në Kasnicë të Fierit/ Vëllai dhe nipi i viktimës dhunuan nënën e autorit

Vrasja në Kasnicë të Fierit/ Vëllai dhe…

Ditën e djeshme, në fshatin Kasnicë të Patosit, pas një konflikti mes fqinjsh mbeti i vrarë Përparim Seati, 46 vjeç.

Policia e Fierit ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur dhe mësohet se vëllai dhe nipi i viktimës pak para ngjarjes kishin dhunuar nënën e autorit, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës.

Policia bën të ditur se Agron dhe Gazmir Seati kanë goditur me sende të forta në trup nënën e Alionid Salit, K. Sali, 61 vjeçe.

Policia ka arrestuar autorët:

Agron Seati, 59 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (vëllai i Përparim Seatit)

Gazmir Seati, 28 vjeç, banues në Kasnicë, Patos (nipi i Përparim Seatit, djali i Agron Seatit).

Ata akuzohen për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunimi i banesës” të kryera në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit