Vrasja në Kavajë/ Sali Rexha qëlloi me katër plumba, Edmond Gosa u ngrit dhe e goditi 11 herë më thikë

Vrasja në Kavajë/ Sali Rexha qëlloi me…

Një ngjarje makabër, e frikshme dhe e ndodhur në mes të qytetit të mbushur me kalimtarë. E tillë ishte përplasja mes Sali Rexhës dhe Edmond Gosës, e cila shokoi jo pak opinionin publik. Në disa pamje të publikuara nga News24, shihet teksa Sali Rexha, që më herët ka pasur emrin Altin, është duke kaluar me vajzën e mitur. Në një moment ai përballet rastësisht me pranë tij kalon me biçikletë, Armand Alias Edmond Gosa.

Të dy këta persona sipas dëshmisë së më vonshme të policisë, kishin pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Për këtë arsye Sali Rexha lëvizte me armë në brez, ndërsa Edmond Gosa mbante një thikë në xhep. Armët u përdorën të dyja në vendngjarje duke u marr jetën të dy personave në konflikt.

Sipas dinamikës, të dy ritakohen dhe është Sali Rexha që qëllon mbi Edmond Gosën, teksa është rrezikuar edhe jeta e fëmijës së mitur. Gosa u plagos me 4 plumba por për shkak se ishte trup me fizik të fortë, ai u ngrit në këmbë, nxori thikën dhe godet 11 herë Sali Rexhën. Goditje fatale për të dy, që humbën jetën tragjikisht për zënka banale të krijuara më herët.

Për Policinë e Kavajës të dy ishin jo vetëm eksponentë të njohur, por kishin edhe konflikte te ashpra me njëri-tjetrin. Megjithatë, edhe pse ka pasur paralajmërim të përshkallëzimit të konfliktit, të dy ishin jashtë vëmendjes së uniformave blu, që në fakt do duhet të mbajnë nën vëzhgim elementët kriminale dhe të parandalojë ngjarje të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit