Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e Habib Rexhës

Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e Habib…

Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava”, kështu raportohet të ketë thënë në dëshminë e tij dhënë para policisë Habib Rexha. 

Pasi u vetëdorëzua,ai ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën. Po ashtu ai tregoi se ka qenë në makinë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.

Më pas ai i ka kërkuar mikut të tij të parkonte makinën pak metra larg lokalit dhe ka shkuar e ka qëlluar me pistoletë Arjan Gosën.

Pasi kreu krimin, Rexha rrëfen se i ka kërkuar mikut të tij që të largohen dhe ai e ka lënë në dalje të Kavajës, ku më pas është nisur drejt vendlindjes së tij. Dyshohet se autori ka qëndruar në Kukës këto 2 ditë dhe më pas ka vendosur të vetëdorëzohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit