Vrasja në Korçë, ngacmimi i të dashurës dhe beteja për të fortin e lagjes

Vrasja në Korçë, ngacmimi i të dashurës…

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 21-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Kristjan Sterjo, i arrestuar pas rreth 6 orësh arrati, ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor, duke folur për konfliktin që, sipas tij, kishte nisur prej disa episodesh të mëparshme. Një nga shkaqet që dyshohet se ka përshkallëzuar përplasjen ka qenë pretendimi për ngacmimin e të dashurës së tij, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe konfliktet e mëparshme mes dy të rinjve.

Sipas të dhënave të hetimit, përplasjet mes tyre kishin nisur disa ditë para vrasjes dhe lidhen me debate, sharje e ngacmime të ndërsjella, ndërsa një tjetër pistë e konfliktit lidhet me pretendimet se kush ishte “më i forti” i lagjes. Situata do të merrte përmasa tragjike ditën e ngjarjes, kur Sterjo, sipas dëshmisë së tij, mori armën dhe shkoi në ndjekje të Zukos. I riu dyshohet se e qëlloi viktimën me një plumb pas shpine, duke i shkaktuar plagën fatale.

Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe qëndroi për disa orë në arrati. Sipas të dhënave të deritanishme, ai ishte fshehur fillimisht në një zonë pranë varrezave të qytetit, por më pas u afrua drejt banesës së tij, ku u pikas nga policia dhe u arrestua. Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes, ndërsa dëshmia e të arrestuarit dhe provat e mbledhura pritet të përcaktojnë motivin dhe dinamikën e plotë të vrasjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit