Vrasja në Ksamil: Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe dy turqit

Vrasja në Ksamil: Gjykata lë në burg…

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën një turist.

Toga e zezë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Sokrat Vata. Prapa qelisë do të qëndrojnë gjithashtu edhe dy shtetasit turq, Ezgi Parlak dhe Nuh Mahmutoglu, ndaj të cilëve u caktua po ashtu masa e arrestit në burg.

Ndërkohë, për dy të arrestuarit e tjerë, Ildi Cekani dhe Ardit Kasemi, gjykata vendosi masën e arrestit në burg për një afat 45-ditor.

Për katër personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje, Luciano Seferi, Moisi Matushaj, Romeo Shehu dhe Kristo Kosho, trupi gjykues caktoi një masë më të lehtë sigurie, atë të “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit