Vrasja në Laç/ Ende në kërkim, zbardhen emrat e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt

Vrasja në Laç/ Ende në kërkim, zbardhen…

Gazeta Atdheu ka zbuluar identitetet e tre bashkëpunëtorëve të Eduart Lamajt të cilët janë ende në kërkim nga Policia, pasi u përfshinë në vrasjen e dyfishtë të 30 majit në Laç. Nga ngjarja mbeti i vdekur Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Identifikimi i bashkëpunëtorëve u bë i mundur pas arrestimit të Lamajt, një ditë më parë në spitalin privat “Amavita” ku kishte shkuar për t’u mjekuar ilegalisht pasi plaga e 20 ditëve më parë që kishte marrë në këmbë gjatë atentatit i ishte infektuar.

Tre bashkëpunëtorët, Ilir Xhepaj (Likaj),  Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe Klaudio Perkola kanë ndihmuar Lamajn që të largohet nga vendi i ngjarjes, pasi ky i fundit nuk mundi të largohej për shkak të plagës.

Ndërkohë janë sekuestruar mjeti ‘’Volkswagen’’ me targa ‘AA505UG’ që ka shërbyer për lëvizjen e autorëve si dhe ‘Land Roveri’ me të cilin u transportua Eduard Lamaj në klinikën private.

Klaudio Perkola 21 vjeç, Ilir Xhepaj alias Likaj 33 vjeç dhe Elson Aliaj i njohur dhe si Oltion Vlashi janë ende në kërkim.

Ilir Xhepaj alias Likaj është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ilir Xhepaj ndërkohë është aktualisht në kërkim edhe për një plagosje të ndodhur në maj të këtij viti, para vrasjes së dy biznesmenëve.

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle në banesat e të shpallurve në kërkim si dhe në lidhje miqësore të tyre. Po ashtu bashkëpuntorët kanë lidhje miqësore me Eduard Lamajn por ky i fundit ka mohuar të ketë pasur kontakte me ta.

Kujtojmë se një ditë më parë, policia arrestoi autorin kryesor të vrasjes, Eduart Lamajn në një spital privat, ku po mjekonte plagët e shkaktuara nga plumbat në këmbë. Gjithashtu, u arrestuan edhe dy mjekë, të cilët akuzohen për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mjekët e arrestuar janë Besim Lamaj dhe Viktor Marku. Mësohet se Autori Eduart Lamaj, kishte paguar 10 mijë euro për të marrë shërbimin e mjekëve në spitalin privat në Qytet Studenti./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit