Vrasja në Laç| Zbardhet ngjarja, si babë e bir vranë biznesmenin

Vrasja në Laç| Zbardhet ngjarja, si babë…

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me vrasjen e biznesmenit Rakip Rroli në Sanxhak të Laçit.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar tre persona, autori dhe dy bashkëpunëtorët e tij në krim.

Në pranga kanë përfunduar Skënder dhe Llej Lika, babë e bir,  si dhe shtetasi me inicialet, K.Gj. Sipas policisë, krimi i rëndë ka ndodhur për motive të dobëta. Personi i cili ka qëlluar biznemenin në Sanxhak ka qenë 22-vjeçari Lika.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se autori i dyshuar i vrasjes së 55- vjeçarit është shtetasi Ll.L., 22 vjeç dhe bashkëpunëtorët babai i tij shtetasi S.L., 56 vjeç dhe shoku i tij shtetasi K.Gj., banues në Kurbin.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në banesa dhe ambjente të ndryshme, ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, Policia bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar, në Fushë Milot, Kurbin. Sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, policia ka mundësuar sekuestrimin e një arme kallashnikov, me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi. U sekuestruan gjithashtu një mjet tip “Benz ” dhe një motoçikletë, me të cilët dyshohet se lëviznin autorët.

Përmendim, që ngjarja e rëndë shkaktoi frikë dhe panik jo vetëm tek banorët e zonës por edhe më gjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit