Vrasja në Peqin| Dalin detaje të reja, autori kërkohet nga ajri me helikopter

Vrasja në Peqin| Dalin detaje të reja,…

Një atentat me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj Peqin, teksa i vdekur mbeti 35 vjeçari Albi Bashaliu. Ky i fundit u gjet i pajetë në lagjen ku banonte dhe është konstatuar nga banorët. Në momentin e konstatimit, viktima gjendej i shtrirë në tokë ndërsa kishte marrë një plumb në pjesën e kokës. Ndërkohë pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur e cila është përdorur nga autorët. Mësohet se këta të fundit u kanë bërë pritë e kanë vrarë dhe më pas i kanë djegur makinën. Ndërkohë viktima nuk ka procedime të mëparshme penale. Ndërkohë detaje të reja mësohen në lidhje me këtë vrasje. Ngjarja po hetohet për pistën e hakmarrjes për shkak se në qershor të këtij viti Leonard Bashaliu vrau Ylber Xhahysën, babain e Enriko Xhahysës, i cili dyshohet të jetë një prej autorëve të krimit të sotëm. Ka dyshime se 22-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë Albi Bashaliun sot jashtë një lokali. Ndërkohë policia është vënë në kërkim të autorit, teksa përmes ajrit po shihen për gjurmët e vrasësit të Albi Bashaliut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit