Vrasja në Principotes, Sokrat Vata mbërrin në Gjykatën e Sarandës

Vrasja në Principotes, Sokrat Vata mbërrin në…

Ky është momenti kur Sokrat Lipan alias Sokrat Vata mbërrin në Gjykatën e Sarandës, ku po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj 11 personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Varela në Ksamil. 29-vjeçari, i veshur me bluzë të errët dhe pantallona të shkurtra, shihet duke zbritur i pari nga makina e policisë, ndërsa pas tij mbërrijnë edhe personat e tjerë nën shoqërimin e forcave të policisë.

Sokrat Vata dyshohet se është autori i goditjes me thikë që i mori jetën turistit në ambientet pranë kompleksit “Principotes”. Bashkëpunëtori i dyshuar, Danjel Gjana alias David Heurtevent, është shpallur në kërkim dhe dyshohet se e ka goditur fillimisht 20-vjeçarin me grushte. Sipas dëshmive paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për zhurmën në lokal, ndërsa më pas situata ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Në mesin e 11 personave që përballen me masën e sigurisë janë edhe shtetasit turq Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, të dyshuar se ndihmuan Vatën në tentativën për t’u larguar drejt Tiranës, katër kamerierë të kompleksit, si dhe Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi, të lidhur me sigurinë e “Principotes”. Ndërkohë, pronari i kompleksit, Bekim Bulica, është shpallur në kërkim. Të gjithë personat prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit