Vrasja në qeli, gjykata jep masat e sigurisë për Sokol Mjacajn dhe zyrtarët

Vrasja në qeli, gjykata jep masat e…

Gjykata e Elbasanit ka miratuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e Sokol Mjacajt dhe 12 zyrtarëve të tjerë të burgut të Peqinit, lidhur me vrasjen e të burgosurit Arben Lleshi dhe plagosjen e Indrit Shaqes. Gjykatësit caktuan arrest me burg për autorin Mjacaj dhe 11 zyrtarë të tjerë, përveç njërit i cili mori masën e arrestit në shtëpi. Ky i fundit për shkak se kishte një fëmijë të vogël.

Masat e miratuara, arrest me burg: Sokol Mjacaj, Kamber Hoxha, Qani Muça, Nikolin Gjonpali, Arben Dulellari, Ilir Balla, Florenc Mile, Fatos Pire, Genci Muça, Klement Haka, Erjon Çilaj, Indrit Dubali.

Kujtojmë që të premten e 15 dhjetorit, Sokol Mjacaj qëlloi me një pistoletë në drejtim të qelisë së Arben Lleshit, të dy të dënuar me burgim të përjetshëm, duke bërë që ky i fundit të humbë jetën. Nga plumbat i plagosur mbeti dhe Indrit Shaqja.

Pista ku është duke u hetuar ngjarja është ajo e vrasjes me pagesë, pasi dëshmisë së të plagosurit Ilir Shaqja i cili ka përforcuar më shumë këto dyshime. Ai ka treguar se në dy raste janë gjetur letra me shkrim dore, ku thuhej: “Do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ta kryesh vrasjen e Arben Lleshit. Nëse je dakord, na kthe përgjigje me letër”.

Dëshmi ka dhënë edhe drejtori Kamber Hoxha. Zyrtarët u arrestuan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kishin lejuar futjen e armës së zjarrit brenda ambienteve të burgut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit