Vrasja në Shkozë/ Ngjarja ishte paralajmëruar, vëllai i autorit: Na kërcënonte, po nuk i dhamë rendësi

Vrasja në Shkozë/ Ngjarja ishte paralajmëruar, vëllai…

Migena Sinani u vra teksa flinte gjumë në banesën e saj në Shkozë. Ajo u ekzekutua nga kunati i saj, teksa dyshohet se dëshmitar në ngjarje ka qenë fëmija i saj i mitur, vetëm 2 vjeç. Autori i ngjarjes, Roland Sinani, kishte kërcënuar edhe ëm herët familjen e të vëllait. Konfliktet mes tyre ishin të vazhdueshme, duke përfunduar me vrasjen e 37-vjeçares mëngjesin e kësaj të shtune.

I tronditur nga ngjarja, Erjon Sinani, u shpreh se i vëllai e kërcënonte vazhdimisht por për shkak të shëndeti të tij mendor jo të mirë, ai e kishte injoruar. Bashkëshorti i Migena Sinanit u morë në pyetje pas ngjarjes tragjike dhe në polici deklaroi se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Jemi kërcënuar me jetë nga ai, por bashkë me Migenën, nuk i kemi dhënë shumë rëndësi,” ka rrëfyer Erjon Sinani.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist dhe në momentin që ndodhi ngjarja nuk ishte në banesë. Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 teksa flinte. Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, por djali në momentin që ndodhi krimi, po flinte me gjyshërit në dhomën tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit