Vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas/ zbardhet vendimi si u lirua ish-shefi i sigurisë së burgut që vrau Haxhollin

Vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjas/ zbardhet…

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Kavajës për lirimin nga burgu, të ish-shefit të sigurisë së burgut të Durrësit, Bledar Toçi. Toçi akuzohej për vrasjen e Dritan Haxhollit me armën e shërbimit.

Gazetari Elton Qyno raporton se Toçi u lirua nga burgu disa javë më parë edhe pse akuzohet për vrasje, pasi Gjykata vendosi se ngjarja kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndaj tij, trupa gjykuese vendosi masën e “detyrim për paraqitje” dy herë në muaj në prokurorinë e Kavajës.

Në zbardhjen e vendimit, gjyqtari i Kavajës Genti Dokollari, argumenton se për shkak të virusit pandemik COVID-19 dhe mbylljes së kufijve, Toçi nuk ka shanse që të largohet apo të fshihet. Po ashtu duke marrë parasysh masat e marra për shkak të COVID-19, Dokollari vendosi se masa e “detyrimit për paraqitje” është e barasvlershme me “arrestit në shtëpi”.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në lirimin e tij, ka qenë fakti se sipas tyre Toçi nuk shfaq elementë problematike dhe nuk rrezikon që të kryejë ndonjë krim tjetër pas lirimit. Po ashtu ka ndihmuar edhe fakti që ai nuk ka pasur asnjë dënim të mëparshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vitin që lamë pas në një banesë duplex në qytetin e Kavajës.

41-vjeçari Haxholli u vra me armën e shërbimit të efektivit të sigurisë së burgjeve Bledar Toçit, në apartamentin e Marsida Qatjas.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht kur në dhomën ngjitur flinte djali i saj 2-vjeç, që shpëtoi mrekullisht pa asnjë lëndim. Ndërsa i plagosur mbeti edhe vetë Toçi.

Fillimisht ngjarja u raportua si një krim pasioni, pasi Marsida deklaroi se ishte ngacmuar vazhdimisht nga viktima dhe prandaj kishte thirrur Toçin që ta ndihmonte.

Më pas protagonistja e ngjarjes ndryshoi versionin dhe pranoi se kishte marrë rreth 20 milionë lekë të vjetra si shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës që ndodhte në banesën e saj dhe se për ‘biznesin’ ishte në dijeni dhe bashkëshorti i saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit