Vrasja në Vaun e Dejës/ Gjendet një mjet i djegur, dyshohet se u përkiste atentatorëve

Vrasja në Vaun e Dejës/ Gjendet një…

Detaje të reja kanë nisur që të zbardhen nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në bashkinë e Veut të Dejës.

Si pasojë e një ekzekutimi, 27-vjeçari Gjin Ndoji, u gjet këtë mëngjes i vrarë në rrugë me një plumb në kokë.

Sipas policisë, dyshohet se ai është ekzekutuar për gjakmarrje, pasi viktima rezulton me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Trupi i të riut u gjet pak metra larg mjetit të tij, tip “BMË”, që e kishte marrë me qira para disa ditësh.

Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja kallashnikovi, ndërsa rreth një kilometër më larg, u gjet një automjet i shkrumbuar, që dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Policia ka rrethuar zonën dhe po heton për ngjarjen.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

Zbardhen detajet/ Kush është shkodrani me dy emra që u gjet i ekzekutuar pranë makinës luksoze në Vaun e Dejës…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit