Vrasja në Vlorë/ Një 25-vjeçar u gjet i vdekur me armë zjarri në makinë

Vrasja në Vlorë/ Një 25-vjeçar u gjet…

Policia e Vlorës ka reaguar përmes një komunikate zyrtare në lidhje me të shtënat me armë në fshatin Babicë mëngjesin e sotëm. Pas mbërritjes në vendngjarje uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjetur të vdekur nga përdorimi i armës një 25-vjeçar brenda automjetit të tij.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo me një vetëvrasje, teksa burime për FaxNews bëjnë me dije se në trupin e viktimës është gjetur vetëm një plumb.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet  se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë  të  rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit