Vrasja për radhën në market| Agjenti i krimeve në Dibër do i nënshtrohej testit të drogës

Vrasja për radhën në market| Agjenti i…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pak ditë më parë në një market në Tiranë, ku pas një sherri se kush do paguante i pari, polici Arbër Sula vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka. Ndërkohë pas kësaj ngjarje, detaje të reja janë publike lidhur me policin Arbër Sula. KKy i fundit, agjent i i krimeve në Dibër njihej si një efektiv i qetë ndërsa sipas Euronews, të martën pritej të kryente testin e drogës. Ky proces ka nisur prej disa javësh në radhët e punonjësve të Policisë së Shtetit, ku deri tani me dhjetarë policë janë larguar nga detyra. Arbër Sula, me banim në zonën e Saukut në Tiranë, qëlloi me pistoletë mbi Jurgen Dukës gjatë një konflikti në një market në rrugën “Irfan Tomini” dhe më pas 29-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit