Vrasja që tronditi Prishtinën/ Avokati i Skënder Krasniqit: Kamerat do ta vërtetojnë se vrasja ndodhi aksidentalisht

Vrasja që tronditi Prishtinën/ Avokati i Skënder…

Avokati i Skënder Krasniqit, i cili qëlloi për vdekje djalin e tij Albert Krasniqi është shprehur se ka komunikuar me të pandehurin dhe i ka thënë se e ka vrarë aksidentalisht.

Avokati Ramiz Krasniqi ka deklaruar se kjo mund të vërtetohet edhe nga kamerat që ndodhen në objekt.

“Kam komunikuar që në momentin e parë me Skënderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skënderit”, ka thënë avokati në T7. Më tej ai ka shtuar se ka shumë arsye se vepra penale e vrasjes ka qenë pa dashje.

“Ata kanë qenë së bashku deri në ora 12:00 . Ata kanë qenë babë e bir, raportet e tyre kanë qenë më të thella dhe shumë shokë. Kështu që nga këto arsye dhe arsye tjera do të shohim se nuk kemi të bëjmë me dashje për ta kryer këtë vepër penale”, tha avokati Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi sot të lërë në paraburgim për 30 ditë, Skënder Krasniqin, i cili mbrëmjen e 27 janarit qëlloi për vdekje me armë zjarri djalin e tij, Albert Krasniqi në Prishtinë.

Ngjarja ndodhi në parkingun e ndërtesës ku ata banonin. Në rrethana ende të paqarta Skënder Krasniqi ka qëlluar ndaj djalit të tij, i cili si pasojë e plagës së marrë nga arma e zjarrit ndërroi jetë menjëherë.

Mediat në Kosovë raportuan se atë e bir janë përplasur për shkak të konflikteve familjare, pasi Alberti ishte në kërkim nga policia për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi.

Albert Krasniqi dhe babai i tij njihen si biznesmenë të suksesshëm në Kosovë. Madje Alberti ishte edhe personazh i njohur i showbizz-it shqiptar për shkak të lidhjeve të tij me figurat publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit