“Vrasje me gjakftohtësi”/ Mediat greke shokohen nga ekzekutimi i Nikulajt: Gjithçka ndodhi për 13 sekonda

“Vrasje me gjakftohtësi”/ Mediat greke shokohen nga…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ka përfshirë në raportim edhe shtypin grek. Një vrasje si nëpër filma e cila kryhet në gjakftohtësi të plotë dhe me pamje të rënda. Kështu pasqyrohet në mediat fqinje ekzekutimi i 50-vjeçarit në Shëngjin.

Në Shqipërinë fqinje po ndjekin zhvillimet që kanë pasuar vrasjen gjakftohtë të një biznesmeni dhe kandidati për këshilltar bashkiak të Lezhës, në veriperëndim të vendit. E gjithë ngjarja ka ndodhur në 13 sekonda, ndërsa një partner i viktimës që ndodhej në vendngjarje ka vrapuar në panik për t’i shpëtuar të shtënave me armë, ndërsa pas ekzekutimit autori ka hipur në motoçikletë dhe është zhdukur” shkruan media “Protothema”.

Mediat greke kanë postuar edhe videon e plotë të ekzekutimit ku dëgjohen të qarat e familjarëve të Nikulajt si dhe shihet ekzekutimi i tij. Një vrasje që padyshim merr jehonë të madhe në mediat fqije, për sa i përketë sigurisë së rendit si dhe mënyrën sesi grupet kriminale ekzekutojnë në mesin e ditës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit