Vrasje me Kanun| Si u përfshi Vinçens Pirolli në larjen e gjakut në Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri?

Vrasje me Kanun| Si u përfshi Vinçens…

Plagosja e Vinçens Pirollit rikthen edhe njëherë sagën e vrasjeve dhe gjakmarrje. Lidhja e vrasjeve është mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Asgjë nuk harrohet, e përsa kohë në zonën e Veriut të Shqipërisë ekziston ende Kanuni, larja e gjakut mbetet çështje kohe.  

Vinçens Piroli së bashku me Dorian Lalën vranë për hakmarrje malazezin, Momçillo Gjurishiç në korrik të vitit që lamë pas. Gjurishiç u qëllua në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021, ndërsa pista kryesore është ajo e gjakmarrjes, e cila lidhet me një vrasje në 2017,. Asokohe djali i 68-vjeçarit dyshohet se vra nga dy shqiptarë.

Savo Gjurishiç vrau me armë zjarri 53-vjeçarin nga Kosova Beqë Likaj. Ai është dënuar në tetor 2018 me 13 vjet e gjysmë burg. Ndaj për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij, e më pas janë kthyer në Shqipëri. Ndërsa plagosja e sotme dyshohet se është pasojë e ngjarjeve të shkuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit