"Vrasje në bashkëpunim"/ Prokuroria kërkon burg për 4 adoleshentët e sherrit ku vdiq Fatjon Bici

“Vrasje në bashkëpunim”/ Prokuroria kërkon burg për…

Prokuroria e Elbasanit i ka kërkuar Gjykatës masën “arrest me burg” për 4 adoleshentët e përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 15-vjeçari Fatjon Bici. Ndonëse autoi dyshohet të jetë shtetasi E.K., Prokuroria ka kërkuar që masa të jetë e njëjtë për të gjithë të miturit e përfshirë në sherrin banal me pasojë fatale.

Vrasja e 15-vjeçarit cilësohet nga Prokuroria si “vrasje në bashkëpunim” dhe për këtë kërkohet që pjesë e hetimeve dh gjykimit të jenë të gjithë të përfshirën në konflikt.

Policia ka arrestuar Xh.Ç. 15 vjeç, O.Ç 14 vjeç, E.K 15 vjeç dhe S.M. 16 vjeç. Gjykata do të caktojë së shpejti një datë dhe orë për t’u ballafaquar me dëshmitë dhe provat e mbledhura mbi ërfshirjen e çdo adoleshenti në vrasjen e Fation Bicit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit