Vrasjet e 21 Janarit/ Mjeku që tentoi të manipulonte vrasjet e Gardës, kandidat i PD në zgjedhjet e 25 prillit

Vrasjet e 21 Janarit/ Mjeku që tentoi…

“Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…”

Kështu u shpreh 10 vjet më parë, mbrëmjen e 21 Janarit 2011 mjeku Sami Koçeku, kur trupat e protestuesve të vrarë nga armët e shtetit do të mbërrinin në Spitalin e Traumës. Koçeku bashkë me mjekun tjetër Alfred Gega u përpoqën të manipulonin vrasjet e Gardës.

Me pretendimet e tyre se protestuesit ishin qëlluar nga afër, ata tentuan të mbështesnin deklaratën e ish-kryeministrit të kohës Sali Berisha, i cili tha se mbështetësit e PS u vranë me stilolapsa pistoletë nga njëri-tjetri.

Sot, Sami Koçeku është pjesë e listave të Partisë Demokratike, për një madndat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit,shkruan newsbomb.al.

JA ÇFARË DEKLARONTE PËR GAZETARËT MBRËMJEN E 21 JANARIT DOKTOR SAMI KOÇEKU:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, cfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

/newsbomb
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit