Vrau 18 vjeçaren në Kosovë, prangoset autori Dardan Krivaqa

Vrau 18 vjeçaren në Kosovë, prangoset autori…

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaçës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkohë qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18-vjecares, M.O, Dardan Krivaqa, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar para njerëzve që po protestonin një zyrtar i policisë së Kosovës.

“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha ai.

“Njësitet policore janë në terren, janë duke e sjellë në polici, është arrestuar në territorin e Ferizajt me një fshat, pas pak dalim me komunikatë për shtyp”, thotë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit