Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit

Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe…

Është zbardhur identiteti dhe është publikuar fotoja e autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko, ngjarje e rëndë që tronditi sot qytetin e Korçës. Autori i krimit është Kristjan Sterjo, i cili pas krimit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Menjëherë pas krimit, forcat RENEA kanë zbarkuar në Korçë dhe bashkë me forca të shumta policie kanë rrethuar e mësyrë banesën e autorit Kristjan Sterjo, por nuk kanë mundur dot ta gjejnë atje.

Kristjan Sterjo vijon të jetë në arrati dhe për kapjen e tij janë mobilizuar forca të shumta të policisë dhe efektivëve specialë. Policia ka ngritur postblloqe drejt çdo rruge dalëse, ndërsa janë bllokuar të gjitha akset kryesore që lidhin Korçën me qytete të tjera për të bërë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit