Plagosi 5 persona me shigjeta, autori i sulmit i konvertuar në mysliman dhe i radikalizuar

Plagosi 5 persona me shigjeta, autori i…

Autori i sulmit të regjistruar në Kongsberg. ku mbetën të plagosur katër gra dhe një burrë, tashmë është arrestuar, teksa është një mysliman i konvertuar i cili më parë ishte piketuar si i radikalizuar.

“Kishte shqetësime edhe më herët se ky njeriu ishte radikalizuar,” tha shefi i policisë Ole B. Saeverud në një konferencë shtypi.

Autori i sulmit bëhet me dije se është një 37-vjeçar danez dhe sulmoi me shigjeta 5 persona, të gjithë të moshës 50 deri në 70 vjeç, ku ndër ta është edhe një oficer policie që ishte brenda supermaketit ku ndodhi sulmi.  

Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB citoi policinë duke thënë se i dyshuari përdori edhe armë të tjera. Ndërkohë sipas policisë pas arrestimit, autori ka pasur njeë konfrontim me oficerët, ndërsa kundërshtonte me dhunë arrestimin.

Burimi: CNN.com/Përktheu dhe përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit