Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici pas 2 ditësh Habib Rexha

Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici pas…

Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar në polici. Rexha u dorëzua pas negociatave të familjarëve me policinë. Ai qëndroi 2 ditë në arrati pasi vrau Arian Gosën në një lokal të Kavajës pasditen e së dielës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi në datën 29 mars, Armand Gosa dhe vëllai i Habib Rexhës, Sali Rexha vranë njëri-tjetrin.

Rexha ishte me fëmijën e tij të mitur kur është sulmuar nga Gosa, i cili dyshohet se ishte i dehur. E gjithë ngjarja është parë nga fëmija e Sali Rexhës.

Ata u takuan në një lokal ku fillimisht kanë debatuar me fjalë dhe më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Janë sqaruar, por me tone të larta janë larguar.

Në momentin ku Rexha ka qenë duke hyrë në automjet, Gosa e ka qëlluar me thikë ndërkohë që Rexha i është kundërpërgjigjur 3 herë me armë zjarri. Rexha ka vdekur në vend ndërsa Gosa ka lëvizur rreth 30 metra dhe më pas është rrëzuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit