Vrau bashkëshorten në sy të fëmijës se i kërkoi divorcin, 8-vjeçari eci për 5 orë i mbuluar me gjakun e nënës

Vrau bashkëshorten në sy të fëmijës se…

Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 36-vjeçar vrau gruan e tij për shkak se ajo i kërkoi divorcin. Ngjarja ndodhi në zonën e Stratonikit të Halkidikit, ku fqinjët deklarojnë se gruaja kishte kërkuar të divorcohej nga bashkëshorti pasi kishin pasur grindje. Për këtë arsye ai e qëlloi disa herë me armë duke e lënë të vdekur në sy të djalit 8-vjeçar.

Nga copëzat e plumbave u plagos edhe djali. Në gjendje shoku ai ka ecur nëpër shtëpi duke lënë gjurmë gjaku, derisa pesë orë më vonë në shtëpi ka mbërritur gjyshja dhe ka lajmëruar policinë.

Djali u transferua në spitalin Ippokrateio në Selanik dhe iu nënshtrua një operacioni, pasi kishte një plagë mjaft të thellë poshtë bërrylit.

Bëhet e ditur se familja ka një tjetër fëmijë, një vajzë 12-vjeçare, e cila në momentin e vrasjes nuk ndodhej në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën në shtëpinë e gjyshes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit