Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, merret në pyetje portugezi Ruben Saraiva

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, merret në pyetje…

Më 19 prill 2023, në Shëngjin portugezi Ruben Saraiva vrau biznesmenin Ardian Nikulaj te hoteli i tij, pasi u financua dhe u porosit nga Edmond Haxhia i cili ishte kthyer nga Anglia, aty ku jetonte. në pranga ranë edhe tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Ndërkohë portugezi është shoqëruar në komisariatin e Lezhës ku do të merret në pyetje lidhur me vrasjen. 28-vjeçari portugez u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të 2023 dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra, teksa planin për vrasjen e Ardianit e kishte bërë Edmondi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit