Vrau biznesmenin laçian, lihet pas hekurave Llej Lika bashkë me babain dhe shokun e tij

Vrau biznesmenin laçian, lihet pas hekurave Llej…

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre autorët që dyshohet se vranë teksa ecte me makinë, biznesmenin laçian, Rakip Roli në Sanxhak të Laçit. Sipas burimeve, bëhet e ditur se Skënder Lika, Llej Lika babë e bir si dhe shoku i tyre, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, janë lënë pas hekurave, ndërsa akuzohen se morën jetën e biznesmenit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 dhjetor në Sanxhak të Laçit, ku babë e bir i zunë pritë dhe vranë në makinë, Rakip Rolin, 55-vjecc. Në dëshminë e tij, Llej lika ka deklaruar se vrasjen e Rolit e kishte kryer si hakmarrje ndaj djemve të Rolit të cilët sipas tij e kishin rrahur brutalisht në korrik të këtij viti.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit