Vrau biznesmenin në Kurbin| 22-vjeçari: Më rrahu barbarisht me djemtë e tij

Vrau biznesmenin në Kurbin| 22-vjeçari: Më rrahu…

Para dy ditësh, Llej Lika ekzekutoi me armë zjarri biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli. Pas ngjarjes së rëndë, autori 22-vjeçar, i cili vrau biznesmenin e materialeve të ndërtimit ka pranuar fajin dhe autorësinë e krimit. Kujtojmë se Lika ekzekutoi Rolin, teksa ky i fundit po lëvizte me makinë luksoze tip ‘Audi Q7’ . Ndërkohë në dëshminë e tij pas krimit, Llej Lika shprehet se arsyeja e vrasjes së Rakip Rolit ka qenë sherri që djemtë e Rolit kanë pasur me të para katër muajsh. Sipas autorit, gjatë këtij konflikti djemtë e biznesmenit të ndjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Lej Likës. Skënder dhe Llej Lika u arrestuan një ditë më parë në zonën e Fushë Milotit, si autorët e dyshuar të vrasjes të biznesmenit Pilot Roli. Kujtojmë se i ndjeri Rakip Roli, i njohur më së shumti si Pilot Roli ishte një biznesmen materialesh ndërtimi në zonën e Sanxhakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit