Vrau biznesmenin në Shëngjin, autori u filmua nga kamerat deri në Bushat

Vrau biznesmenin në Shëngjin, autori u filmua…

Autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj disa ditë më parë në lokalin e tij në Shëngjin ka lëvizur me motor pas ngjarjes së rëndë.

Mësohet se kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë deri në Bushat. 

Detaj i ri ky i cili ka dalë pasi jan është bërë kqyrja e kamerave të sigurisë, një proces hetimor që vijon ende dhe nuk është konkluduar për pikën fundore. 

Autori I vrasjes së biznesmenit u fut qetësisht në lokal I veshur me jelek, skafandë dhe maske covidi. Ai kreu vrasjen dhe u largua po shumë qetësisht me një motorr me targa të huaja.  

Ndërkohë, në pyetje për këtë ngjarje janë marr 5 shtetas si dëshmitarë okular, por edhe persona të tjerë në dijeni të konflikteve të ndryshme që Nikulaj mund të kishte. 

Mësohet se janë ushtruar kontrolle në disa ambiente në Lezhë dhe Tiranë, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, teksa janë vendosur në përgjim disa persona. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit