Vrau biznesmenin për 45 mijë euro borxh, dënohet me 30 vite burg Islam Myrtaj

Vrau biznesmenin për 45 mijë euro borxh,…

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 30 vite burg Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Haxhi Baçinozit.

Myrtaj u shpall fajtor për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në gjykim Myrtaj shfaqi pendesë për krimin, por mohoi të kishte qenë paramendim.

Prokuroria kërkoi 35 vjet burgim për Islam Myrtajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 mars 2019 tek Liqeni Artificial në Tiranë, ku Baçinozi u ekzekutua tek Liqeni Artificial në sy të djalit të tij.

Ndërkohë Myrtaj, i cili u dorëzua disa ditë më pas duke pranuar se krimi kishte ndodhur për shkak të një borxhi të vjetër prej 45 mijë euro që Baçinozi ja kishte dhënë Islam Myrtaj./TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit