Vrau burrin me sqepar në gjumë, 59 vjeçarja: Më detyroi të bëja 10 fëmijë!

Vrau burrin me sqepar në gjumë, 59…

Gjykata në Kurbin ka pranuar kërkesën e lëshuar nga Prokuroria, teksa ka kaluar  për gjykim çështjen penale në ngarkim të një 59-vjeçareje.

Bëhet fjalë për Drane Deda, gruaja e cila vrau për vdekje me sqepar bashkëshortin e saj.

Ngjarja tragjike u regjistrua në nëntor të vitit 2020 në Sanxhak të Kurbinit.

Konkretisht mëngjesin e 6 nëntorit të vitit 2020, 59-vjeçarja nënë e 10 fëmijëve goditi me sqepar në kokë bashkëshortin e saj, Llesh Deda, 61 vjeç. Deda, akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare”.

“Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë dhe unë shkova në magazinë, mora një sqepar dhe ashtu siç flinte, e kam qëlluar dy-tri herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur”, ka rrëfyer para oficerëve Drane Deda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit