Vrau dhe copëtoi trupat e prindërve të ish-it, shqiptarja përballet me trupën gjykuese

Vrau dhe copëtoi trupat e prindërve të…

Elona Kaleshi, është 37-vjeçarja shqiptare e cila akuzohet për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindërit e ish-të dashurit të saj, Taulant Pashos. Pas ngjarjes së rëndë, ku Kaleshi vrau dhe copëtoi trupat e çiftit Pasho, 37-vjeçarja do të gjykohet nga Gjykata e Firences për vrasje të dyfishtë. Kujtojmë se Shpëtim dhe Teuta Pasho, u zhdukën më 1 nëntor 2015, ndërsa u gjetën të masakruar në disa valixhe mes burgut Fi-Pi-Li dhe Sollicciano dhjetorin e kaluar. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, në momentin që Elona u përballë me trupën gjykuese për ngjarjen, situata u tensionua në sallë, ndërsa avokati Federico Febbo, mbrojtës i shqiptares dhe kolegu i tij Antonio D’Orzi thanë se aktakuza ishte në një farë mënyre e pritshme, duke qenë se është një procedurë rrethanore. I pranishëm në seancë ishte ish i dashuri i saj Taulant, djali i dy viktimave i cili ngriti padi civile me motrat e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit