Shqiptari plagosi gruan, vrau djemtë dhe më pas veten, detaje nga krimi në Gjermani

Shqiptari plagosi gruan, vrau djemtë dhe më…

Të martën e 28 dhjetorit të vitit që shkoi, shqiptari nga Kosova, Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçare, tentoi të vriste bashkëshorten Avdije R. (38), ndërsa më pas vrau veten. Nga ky krim i rëndë në familjen shqiptare në Gjermani shpëtoi gruaja e cila pas qëndrimit në koma, tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, sipas “Bild”, shqiptari që kreu krimin është përshkruar nga fqinjët si një njeri gjaknxehtë që në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij. Pas daljes nga koma, gruaja e autorit ka rrëfyer ngjarjen. Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. A.R. tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunëarth. A.R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj F.R. Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë. Autoritetet vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit