Vrau fqinjin/ Detaje nga arrestimi i Manellarit, kaloi 2 muaj i fshehur në pyll

Vrau fqinjin/ Detaje nga arrestimi i Manellarit,…

Fatmir Manellari, i shpallur në kërkim prej dy muajsh është arrestuar në Pogradec. Ai akuzohet për vrasjen me thikë të bashkëfshatarit të tij, Safet Hyskollari.

Manellari ka qëndruar i fshehur për 2 muaj në pyll. Që nga dita e vrasjes, ai u arratis për t’iu shmangur arrestimit.  Manellari jetoi dy muaj në pyll ndërsa ushqimet dilte dhe i blinte në zonë. Vetëm 2 ditë më parë, Manellari ishte rikthyer në banesë aty ku u arrestua nga policia.

Si ndodhi ngjarja

Safet Hyskollari jetonte me gruan e tij, ndërsa kishte pak ditë që ishte kthyer nga SHBA.

Ngjarja ndodhi më 7 shtator, kur Fatos Manellari 63 vjeç goditi me thikë 65-vjeçarin Safet Hyskollarin në derën e banesës së tij. Konflikti për pronën ndërmjet të dy bashkëfshatarëve ka qenë i vazhdueshëm, ku më herët të dy janë përplasur edhe fizikisht.

Raportohet se ky konflikt ka lindur për një rrugë, e cila përdorej nga viktima, por për të cilën pretendime kishte dhe autori 65 vjeçar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit