Vrau gruan dhe kunatën, Gazment Musta dënohet me burgim të përjetshëm

Vrau gruan dhe kunatën, Gazment Musta dënohet…

Në datën 2 janar 2019, Gazment Musta vrau gruan dhe kunatën, teksa sot Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për autorin dhe e dënon me burgim të përjetshëm. Krimi makabër është pranuar edhe nga vetë Musta i cili ka deklaruar se krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi kjo e fundit donte të shkonte te prindërit e saj, teksa kujtojmë se Musta vrau me thikë, në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe motrën e kësaj të fundit, Merisa Çaushaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit