Vrau gruan duke e mbytur| 40-vjeçari shqiptar: Nuk duroj që të më shajë një grua

Vrau gruan duke e mbytur| 40-vjeçari shqiptar:…

Para dy ditësh, në Blaxioti, Lakonia, u regjistrua një ngjarje e rëndë ku një shqiptar nga Elbasani, i identifikuar me emrin festim, vrau duke  e mbytur me duar gruan e tij Elonën, 36-vjecc. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës në shtratin e çiftit, teksa fëmijët kanë qenë shumë pranë tyre. Ndërkohë kur kanë kaluar dy ditë nga kjo ngjarje dhe autori u arrestua, ka ardhur reagimi i festimit, burrit që vrau gruan. Sipas protothema.gr, autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij, ndërsa deklaroi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona e ka ofenduar dhe i ka thënë që do ikte bashkë me fëmijët.

Autori i tragjedisë:

Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit