Vrau gruan e vëllait sepse nuk e respektonte, burg përjetë për Erdet Çapokun!

Vrau gruan e vëllait sepse nuk e…

Në datën 9 janar të vitit 2020, në Paskuqan u regjistrua një tragjedi e rëndë brenda familjes Çapoku. Kujtojmë se pas disa mosmarrëveshjeve dhe debateve të mëparshme mes Erdet Çapokut dhe kunatës së tij, Enkeleda, erdhi vdekja e kësaj të fundit, nga duart e kunatit të saj, Erdetit.

Sot pas një viti tragjedi, Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dënuar me burg përjetë Erdet Çapokun, i cili vrau kunatën e tij në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Vlen të theksohet se e gjithë ngjarja sipas Erdetit, ndodhi pasi viktima nuk e dëgjonte dhe respektonte autorin e krimit. Erdeti dhe Enekeleda jetonin bashkë deri para tre vitesh, por për shkak të mosmarrëveshjeve, Enkeleda e përzuri Erdetin.

Ky i fundit doli në një shtëpi me të dashurën e tij, por pasi u nda 34-vjeçari nuk e fali asnjëherë kunatën që e detyroi të largohet nga shtëpia dhe e përndiqte vazhdimisht deri në momentin që e vrau.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit