Vrau gruan, gjendet arma që përdori shqiptari. Avokati: Është penduar

Vrau gruan, gjendet arma që përdori shqiptari.…

Autoritetet italiane kanë gjetur armën e krimit që përdori shqiptari Avni Meçja për të vrarë bashkëshorten e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Sipas asaj që shkruajnë mediat, autoritetet kanë gjetur një çekiç. Arma e krimit ishte hedhur në një zonë në autostradë nga Meçja.

Prokuroria e Bolzanos ka deklaruar se do të vijojnë hetimet. Përfaqësues të saj kanë informuar edhe në lidhje me rezultatet e para të autopsisë, e cila konfirmon se vdekja e gruas ka ardhur si pasojë e dy goditjeve me një mjet të mprehtë në kokë. Autoritetet dyshojnë se është pikërisht çekiçi që kanë gjetur që është përdorur nga Meçja.

Shqiptari, i cili punonte në ndërtim, ka rrëfyer vrasjen e partneres së tij dhe pas marrjes në pyetje prej 5 orësh tregoi se e vrau Alexandra-n pas një debati. 35-vjeçarja punonte si bariste, por pasi të shkonte në shtëpi atë të shtunë do të përfshihej në një debat të fortë me Meçjen. Ky i fundit në moment e sipër e ka goditur 2 herë me çekiç në kokë. Plagët ishin fatale dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kësaj, shqiptari ka lënë shtëpinë dhe është drejtuar drejt Veronas ku ndodhen disa të afërm të tij. Më pas iu drejtua aeroportit të Treviso-s për të shkuar në Shqipëri, por arratia nuk zgjati shumë. Më 27 Tetor ai u vu në pranga dhe tashmë pritet që të transferohet në paraburgimin në Trento.

“Meçja është mirë edhe pse është dukshëm shumë i lodhur dhe i penduar”, ka thënë avokati i shqiptarit, Massimo Dal Ben.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit