Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, 24 vite burg për shqiptarin në Itali

Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, 24…

Gjykata e Bolzanos ka dënuar ditën e sotme 51-vjeçarin Avni Meçja, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu në tetor 2022.

Avni Meçja goditi 2 herë me çekiç gruan në kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Partnerja e tij u gjet e pajetë në banesën e tyre në Viale Trieste 42 në Bolzano.

Pas ngjarjes shqiptari u kap nga policia, teksa shprehej i penduar për ngjarjen e rëndë dhe se kërkonte falje.

Dy vite para se të ndodhte ngjarja e rëndë 35-vjecarja kishte denoncuar dhunën në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit