Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, Avni Meçja zbardh detajet nga krimi

Vrau gruan me çekiçin e ndërtimit, Avni…

Avni Meçja, shqiptari i cili vrau gruan e tij rumune në Itali është dorëzuar në polici. Mediat italiane raportojnë se Meçja vendosi që të dorëzohej vetë në polici, duke pranuar në këtë mënyrë krimin për të cilin është penduar.

Pas sherrit Avni Mecja goditi të paktën dy herë me çekiç gruan më kokë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Në orët e para të së dielës, 27-vjeçari doli nga shtëpia me makinë për t’u nisur drejt Veronës ku ndodhen të afërmit e tij dhe më pas do të arrinte në aeroportin e Trevisos për të shkuar në Shqipëri.

Të dielën pasdite trupi i gruas u gjet i mbështjellë me një batanije. Zbulimi u bë pas një denoncimi nga familja e burrit, të cilët ndoshta e kanë bindur edhe atë të kthehej në Itali pas disa orësh. Dy vite më parë, Alexandra kishte denoncuar Avniun për keqtrajtim dhe ky i fundit ishte dënuar.

Avni Mecja tha se çekiçin e përdorur e hodhi në koshin e plehrave. Aktualisht 27-vjeçari ndodhet në paraburgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit