
Xhelozia e tepruar i mori jetën Zenepe Uruçi në Ternit të Italisë, të enjten e 30 marsit. 56-vjecarja u vra nga bashëshorti i saj Xhafer Uruçi, pas një konflikti që vijonte prej kohësh në çift. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë gruan në qafë, bark dhe kurriz, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Çifti kishte pasur edhe më herët konflikte mbi xhelozinë, madje pak kohë më parë 56-vjecarja kishte përfunduar në spital, pasi burri i kishte thyer shpatullën.
Xhafer Uruçi u arrestuar nga policia italiane dhe u mbajt në paraburgim deri në vendimin e gjykatës. Mirëpo 62-vjeçari është gjendur i pajetë këtë të shtunë në qelinë e tij. Sipas mediave italiane ai ishte i vetëm në qeli dhe ndodhej nën vëzhgim të rreptë, pasi kishte zhvilluar edhe një seancë me psikologun e burgut.
Xhafer Uruçi u gjet i varur nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë, ndërsa raportohet se në atë moment nuk mund të jepej më ndihma e parë.