Vrau gruan në mes të qytetit: Po pija disa birra pasi e vrava, pastaj erdhi policia...

Vrau gruan në mes të qytetit: Po…

Burri i 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, Eduart Danaj është arrestuar pak më parë në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë.

Danaj vrau brutalisht mëngjesin e sotëm bashkëshorten e tij në zonën më qendrore të Menidit. Viktima kishte denoncuar më herët dhunën e bashkëshortit.

Nëna e dy fëmijëve e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin, por ai ishte lënë i lirë nga organet e drejtësisë greke.

Denoncimi i fundit ka ndodhur më 7 maj dhe shqiptarja ishte pajisur me një “buton rreziku” për ta përdorur në rast dhune. Por ajo nuk e ka përdorur këtë pajisje ashtu sikurse ka refuzuar edhe mundësinë për t’u transferuar në një qendër sociale.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

Më në fund ai rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse: “U zgjova në mëngjes dhe shkova ta prisja sepse e dija që po kalonte në orën 5:30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit