Vrau gruan në sy të fëmijëve, gjendet i vdekur Demokrat Medinaj

Vrau gruan në sy të fëmijëve, gjendet…

Një person i pajetë është gjetur pak më parë në Sheq të Fierit. Viktima është Demokrat Medinaj, 29-vjeç, burri që vrau gruan mbrëmjen e djeshme. Raportohet se ai është gjetur i vdekur tek Fusha e Plehrave në Sheq. “Fusha e Plehrave” është pas shtëpisë së Demokrat Medinaj. Deri më tani dyshohet se ai mund të ketë vrarë veten.

Kujtojmë se autori e qëlloi bashkëshorten e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë në të gjithë trupin si pasojë e të cilave ndërroi jetë në banesën e tyre ne lagjen “Sheq i madh”. Ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit