Vrau gruan për xhelozi, prokuroria zbulon se numri që po i binte viktimës shqiptare në telefon ishte i të vëllait të saj

Vrau gruan për xhelozi, prokuroria zbulon se…

Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë. Kosovari vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte. Sipas deklarimit që ai ka bërë para prokurorisë, ajo gjithashtu nuk ishte mjaft e bindur ndaj tij. Si rezultat, kishte pasur veprime të përsëritura dhune të ushtruara nga ai.

Përveç ndaj gruas, ai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së përbashkët 19 vjeçe. Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj mobil, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur. Po ashtu kishte pasur një përpjekje për të thirrur nga i njëjti numër një natë më parë. H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një rival dhe kështu kishte shpërthyer mosmarrëveshja mes tyre.

Sipas prokurorit, H. S. kishte vendosur të vriste gruan e tij. Ai i perceptonte kontaktet e dyshuara të saj me burra të tjerë “si turp personal dhe shkelje të nderit”.Ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: “Unë e kam therur me thikë gruan time, ajo është e shtrirë në kuzhinë”.Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë. Për krimin e tij, H.S. përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit