Vrau Hajdar Ismajlgecin në Babrru, lihet në burg Arlind Demushi

Vrau Hajdar Ismajlgecin në Babrru, lihet në…

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlind Demushin, 38-vjeçarin që vrau me thikë Hajdar Ismajlgecin mbrëmjen e 2 tetorit në zonën e Babrrusë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes tyre në një lokal, ku të dy kishin konsumuar alkool dhe më pas debati degjeneroi në dhunë fizike me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit Ismajlgeci.

Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës i Demushit kërkoi një masë më të butë sigurie, duke argumentuar se vrasja nuk ishte me paramendim dhe ndodhi në kushte tronditjeje psikologjike. Sipas tij, autori dhe viktima kishin pasur marrëdhënie të mira më parë dhe konflikti kishte lindur për motive të dobëta.

Pas krimit, Demushi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është parë në një lokal rreth 300 metra larg, me njolla gjaku në trup. Më pas është zhdukur, por u kap disa orë më vonë nga policia. Ai do të qëndrojë në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme për akuzën e vrasjes me dashje.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit