Vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën e mitur në SHBA, 34-vjeçari: Doja që Suela të vdiste

Vrau ish-gruan dhe rrëmbeu vajzën e mitur…

“Doja që Suela të vdiste”, këto janë ndër fjalët e vetme që shqiptari Renato Muhaj tha para hetuesve lidhur me ngjarjen makabre të vrasjes së gruas së tij. Fillimisht ai është interesuar nëse i është caktuar një përfaqësues ligjor, pasi arratisja e tij mori fund.

Ai vrau në mënyrë brutale ish-bashkëshorten, Suela Saliajn, ngjarja që u dëshmua nga sytë e vajzës së tyre 8-vjeçare. Menjëherë pas krimit, 34-vjeçari rrëmbeu të bijën dhe u largua, por policia mundi ta lokalizonte dhe arrestontë atë.
Prokuroria e Largo në Florida tha se krimet e 34-vjeçarit sa erdhën dhe u përkeqësuan në një hark kohor prej pak orësh, teksa mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vepra të rënda penale.

Gjyqtari i lexoi shqiptarit listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, i vendosi 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe ashtu siç artikuloi shifrën, e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Suela Saliaj u dhunua me sende të forta nga ish-partneri derisa humbi jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit